Anija luftarake amerikane përplaset në brigjet japoneze
Zona ku ndodhi përplasja është tepër e ngarkuar me anije që shkojnë e vijnë në gjirin e Tokios.

Shtatë anëtarë të marinës amerikane janë shpallur të humbur në brigjet e Japonisë, pasi anija luftarake USS Fitzgerald u përplas me një anije mallrash.

Shkatërruesja amerikane është një nga mjetet ujore më të përparuara në botë dhe ky episod ngre pyetje se përse ekuipazhi nuk mundi të shmangte përplasjen.

Ndër të plagosurit është komandanti i USS Fitzgerald i cili u transportua në spital me helikopter.

Anija shkatërruese u përplas me anijen e mallrave rreth 104 km në jugperëndim të Yokosukës.

Pamjet nga ajri treguan dëme të mëdha në anën e djathtë të anijes amerikane pas përplasjes rreth orës 02:30 me orën lokale.

Ishte raportuar më herët se shkatërruesi USS Fitzgerald kishte përmbytje në disa pjesë të tij dhe shkallë e plotë e dëmtimeve ishte në vlerësim e sipër.

Zona ku ndodhi përplasja është tepër e ngarkuar me anije që shkojnë e vijnë në gjirin e Tokios.

Sidoqoftë, USS Fitzgerald është një nga anijet luftarake më të përparuara në botë, me sisteme shumë të sofistikuara të radarëve.
Për këtë arsye, ekzistojnë shumë shqetësime se përse ekuipazhi i saj nuk arriti të shmangte përplasjen me një anije mallrash.

Kjo e fundit mbante një flamur filipinas dhe peshonte nënë 30.000 ton, rreth 1/3 e peshës së USS Fitzgerald.
Shtuar më 17/06/2017, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori