Anija “fantazmë” rishfaqet pas 9 vitesh e humbur në det
Rishfaqja e papritur e një anijeje “fantazmë” që preku brigjet e Mianmarit jugor ka shokuar peshkatarët lokalë, të cilët u habitën pasi zbuluan se anija gjigante nuk kishte asnjë njeri në bord.

Anija ‘Sam Ratulangi PB 1600,’ ngeci në bregun e fshatit Thama Seitta këtë javë pasi rezultonte e humbur në det prej rreth një dekade.

Peshkatarët lokalë u ngjitën në bordin e anijes pasi njoftuan autoritetet. Skuadra të marinës, rojës bregdetare dhe policisë inspektuan anijen e braktisur 177 metra të gjatë, 27 metra të gjerë me 26 mijë tonë.
Shtuar më 01/09/2018, ora 22:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori