Angela Merkel voton kundër martesës mes gjinisë së njëjtë: "Martesa është mes një burri dhe një gruaje"
Angela Merkel ka votuar kundër martesës mes gjinisë së njëjtë në Gjermani, pasi ajo beson se "martesa është mes një burri dhe një gruaje".

Pavarësisht kundërshtimit të saj, Bundestagu votoi për të legalizuar martesën mes gjinisë së njëjtë me 393 vota për dhe 226 kundër, dhe Kancelarja tha se shpreson që kjo lëvizje të përmirësojë kohezionin social.

"Për mua, martesa në ligjin gjerman është martesa mes një burri dhe një gruaje, dhe kjo është arsyeja pse nuk votova në favor të këtij projektligji sot", iu tha ajo reporterëve momente pas votimit historik.

"Shpresoj se votimi sot jo vetëm që promovon respekt mes opinioneve të ndryshme por sjell gjithashtu edhe kohezion më të madh social dhe paqe", tha ajo.

Shtuar më 30/06/2017, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori