Angela Merkel prezanton programin elektoral për zgjedhjet e shtatorit
Partia konservatore e kancelares gjermane, Angela Merkel, i ka premtuar Gjermanisë më shumë polici dhe shtëpi si dhe punësim të plotë brenda tetë viteve të ardhshme.

Partia Kristian Demokrate e Merkeli (CDU) e ka ,prezantuar sot programin e saj për zgjedhjet e shtatorit në të cilat ajo do ta kërkojë mandatin e katërt në krye të vendit.

Me ekonominë më të madhe evropiane, CDU-ja e Merkelit dhe partnerja e saj bavariane, Bashkimi Kristian Social (CSU), janë në gjendje t’iu ofrojnë votuesve lehtësime tatimore dhe më shumë investime pas zgjedhjeve të 24 shtatorit.

Këto dy parti aleate prijnë në sondazhe ndaj Partisë Social Demokrate (SPD) të qendrës së majtë, por prapëseprapë do të kenë nevojë të bashkohen edhe me një parti tjetër për të qeverisur.

Sot, ato shtuan edhe një synim në programin e tyre, punësimin e plotë – të cilin e shpjegojnë si nivelin e papunësisë në më pak se 3%, të cilin synojnë ta arrijnë deri kah vitit 2025.

“Mendoj se mund ta bëjmë këtë,” ka thënë Merkel.

Shkalla e papunësisë në Gjermani momentalisht është 5.5%. ndërsa niveli 3% nuk është arritur që nga lulëzimi i “Mrekullisë Ekonomike” të viteve 1970-es. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori