Angela Merkel gati sa nuk rrëzohet: "Kam pirë tre gota"
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila u ndje keq teksa i dridhej trupi gjatë takimit me prsidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë mëngjesit të së martës, tha ajo tani ndihet më mirë për shkak se ka pasur nevojë që të pi ujë.

Kancelarja dukej sikur kishte vështirësi që të qëndronte në këmbë ndërkohë që bashkë me Zelenskiyn dëgjonin himnet kombëtare gjatë nderimeve ushtarake për arritjen e presidentit ukrainas në Berlin.

Merkel dukej se buzët i ishin zbehur dhe trupi i dridhej pasi temperaturat ishin të larta

“Që nga ai moment kam pirë tre gota me ujë dhe siç edhe duket, kisha nevojë për ujë dhe tani ndihem më mirë”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskiyn.

Shtuar më 18/06/2019, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori