Angela Merkel blindon Beogradin
Rreth 2 000 policë serbë do të lujdesen për sigurinë e kancelares gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Beograd. Sipas medieve, në kryeqytetin serb kanë mbërrtitur edhe agjentë të shërbimit sekret gjerman, "BND".

Sipas "Blic", përveç 2 000 policëve në rrugë, aeroporti ku do të ulet avioni i "Zonjës së Hekurt" do të jetë i blinduar nga forcat speciale dhe agjentë të shërbimit sekret serb, "BIA".

Angela Merkel mbërrin të mërkurën në mbrëmje në aeroportin "Nikola Tesla" në Beograd, pas vizitës së saj në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar më 07/07/2015, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori