Anembanë Rusisë, protestohet kundër Putinit
Në prag të ceremonisë së inaugurimit në Moskë Në shumë rajone të Rusisë sot u zhvilluan protesta kundër inaugurimit të Vladimir Putinit për mandatin e tij të katërt presidencial. Protestat e organizuara nga udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny u zhvilluan nën moton “Ai nuk është cari ynë”.

Sipas mediave dhe informatave në rrjetet sociale, me mijëra njerëz u tubuan në dhjetë qytete në Lindjen e Largët të Rusisë dhe Sibir. Policia arrestoi disa protestues, por nuk ka të dhëna për numrin e saktë të personave të arrestuar.

Pritet që protesta më të mëdha do të zhvillohen sonte në orët e mbrëmjes në Moskë, ku pritet të zhvillohet marshi, i cili do të organizohet pa lejen e autoriteteve, e një protestë tjetër pritet të organizohet edhe në Shën Petersburg, transmeton rtv21.tv. Ceremonia e inaugurimitPutinit do të zhvillohet më 7 maj në Moskë./21Media


Shtuar më 05/05/2018, ora 20:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori