ANEB i pakënaqur me inspektimet në Iran
Pëlqej
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore ka deklaruar se ekipet e ekspertëve të cilët vizituan Iranin gjatë këtyre ditëve nuk janë lejuar që të kryenin inspektime. Nëpërmjet një deklarate shefi i ANEB Jukia Amano deklaroi se ekspertët nuk janë lejuar të kryejnë inspektime në kompleksin ushtarak Parçin në Iran.

Ndërkohë që nënvizoi gjithashtu se nga kjo vizitë nuk ishin qartësuar cështjet që kishin të bënin me programin atomik të këtij vendi apo nënshkrimin e një marrëveshje. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2012, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori