Andreotti: Një turk nuk do të thotë Turqi; Mos ngatërroni Islamin me terrorin!
Albeu.com
Ish kryeministri italian Giulio Andreotti, u është kundërvënë diplomatëve dhe politikanëve evropian që po mundohen të përdorin pengmarrjen e avionit si një gur kundër Turqisë.Andreotti, i cili pothuajse gjatë gjithë karierës së tij politike ka qenë në postin e senatorit, gjatë fjalimit që mbajti në senatin Italian, duke kundërshtuar përpjekjet që po bëhen për të përdorur pengmarrjen e avionit si diçka kundër Turqisë, tha se “Duhet të tregohemi të kujdesshëm kur flasim rreth Turqisë. Veçanërisht kur në ngjarjen në fjalë përfshihet vetëm një shtetas i vetëm turk. Një turk, nuk do të thotë Turqi. Kurrësesi nuk duhen bërë përgjithësime.”.

NE SHBA KA DENIM ME VDEKJE, NE TURQI JO

”Nuk është e drejtë që Turqia të gjykohet nga sipër”. Kështu tha Andreotti teksa theksoi se “Nuk kemi të drejtë që të dalim në podium dhe të bëhemi mësues për të tjerët. Meqë ra fjala, deri tani Turqia është sulmuar si një vend që ushtronte dënimin me vdekje. Ndërkohë që i njëjti dënim ekziston edhe në shumë shtete të SHBA’së.”.

ISLAMI DHE TERORRIZMI NUK DUHET TE NGATERROHEN ME NJERI TJETRIN

Andreotti tha se Islami dhe terrorizmi nuk duhet të ngatërrohen me njëri tjetrin. “Terrorin duhet ta ndajmë nga Islami. Përgjithësimet nuk i vlejnë askujt”, tha ai.
START
Shtuar më 05/10/2006, ora 10:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori