Aksident i rëndë në Lushnje, humb jetën këmbësori
Anastasiades, sërish president i Qipros
Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiades, ka fituar sot rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në ishullin e ndarë të Qipros, përballë kandidatit të së majtës, Stavros Malas.

Anastasiades, konservator, ka marrë 56 për qind të votave, përballë rivalit të tij, Malas, i pavarur i mbështetur nga e majta, i cili ka marrë 44 për qind të votave.

Pas zgjedhjeve, Malas, 50-vjeçar, ka telefonuar Anastasiades për ta uruar për rizgjedhjen në post.

Ndër sfidat kryesore të mandatit të ri të Anastasiades, 71-vjeçar, pritet të jenë procesi i paqes në ishullin e ndarë etnikisht, dhe rimëkëmbja ekonomike të vendit, pas një krize të rëndë financiare.
Shtuar më 04/02/2018, ora 21:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori