Anarkistët sulmojnë me bojëra dhe tymuese rezidencës e ambasadorit amerikan në Athinë (VIDEO)
Situata mes Anarkistëve të grupit "Ruvikona" dhe ambasadorit amerikan në Athinë nuk është e qetë. Sot rreth orës 04:00 ata sulmuan me bojëra dhe tymuese rezidencën e tij në Athinë.

Sulmi përfshihet në një sërë protestash të anarkistëve për të lejuar terroristin e "17 Nëntorit" Dhimitris Kufondindas të dalë me leje nga burgu ku kryen dënimin për një sërë aktesh terroriste, mes tyre dhe atentate e vrasje. Ambasadori Jeffrey Pyatt e ka konsideruar sulm vandalësh, që duhen dënuar sipas ligjit, pasi dëmtimi i pasurisë nuk konsiderohet kurrsesi protestë paqësore. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori