Anan propozon reforimimin e OKB-së
Albeu.com
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan, ka paraqitur propozimin për reformën e administratës së Kombeve të Bashkuara.Anan tha se sektorët kryesorë të OKB duhet të mbeten në Nju Jork, ndërsa të tjerët mund të zhvendosen në vende të ndryshme.


Shërbimi i përllogaritjes së rrogave ose shërbimi i gjuhëve të huaja, për shembull, mund të zhvendosen në një vend tjetër me çmime më të ulta. Kofi Anan tha se: "Në qoftë se mund ta them me një fjali, qëllimi im është që të ndryshojmë rregullat dhe ligjet ekzistuese, të cilat nuk përputhen me nevojat e vërteta. Ato vështirësojnë punën më efikase të efektive të organizatës." Vetëm zhvendosja e shërbimit të dokumentacionit ka sjellë kursime në vlerë prej më 29,5 milionë eurosh. Në samitin e shtatorit të vitit të kaluar shtete anëtare e kanë lutur Sekretarin e Përgjithshëm të hartojë një propozim për reformën e administratës së OKB -së dhe për bërjen më transparente të financimit të kësaj organizate. dw
Shtuar më 09/03/2006, ora 11:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori