Anan nis reformen ne OKB e Keshillin e Sigurimit, planin ndan Shqiperine ne ristrukturimin e organizates
Pëlqej
Albeu.com
NEW YORK - OKB pergatit Keshillin e Sigurimit per reformen e shumediskutuar.NEW YORK - OKB pergatit Keshillin e Sigurimit per reformen e shumediskutuar. Plani, i cili ndan Shqiperine dhe Italine ne ristrukturimin e organizates, eshte paraqitur nga sekretari i pergjithshem i saj, Kofi Anan. Kreu i organizmit nderkombetar deklaroi dje se eshte pro zgjerimit te Keshillit te Sigurimit nga 15 deri ne 24 anetare te rinj, 9 prej te cileve do te jene te perhershem. Plani mbeshtetet nga Britania, Franca dhe Gjermania, e cila synon nje post te perhershem ne keshill, por eshte kundershtuar nga Italia, sipas te ciles nje gje e tille prish balancen ne Europe. Sipas Romes zyrtare, e cila mbeshtetet te "planin B" te reformes, Keshilli i Sigurimit nuk duhet te zgjerohet me anetare te perhershem, por te perkohshem ndersa duhen percaktuar edhe ndarjet rajonale. Plani, i cili qe prej dites se djeshme eshte i hapur per reagimet e qeverive, pritet te zgjoje polemika te reja lidhur me votat e vendeve anetare, mes te cilave edhe Shqiperia. Tirana zyrtare ende nuk eshte deklaruar lidhur me reformen me te madhe te organizates nderkombetare, por nuk eshte shprehur shume entuziaste per planin B, qe parashikon ruajtjen e balances aktuale ne Keshillin e Sigurimit. Sidoqofte, vendimi per reformen pritet te merret gjate sesionit te asamblese se pergjithshme ne muajin shtator, kohe kur vendet anetare te OKB-se do te paraqesin te gjitha mendimet e tyre. Kjo i jep kohe zbulimit te te gjitha polemikave dhe percaktimit te te gjitha aleancave lidhur me reformen. Nga ana e tij, sekretari i pergjithshem i OKB-se e ka mbeshtetur planin e reformes duke konsideruar se ndryshimi i balancave eshte i nevojshem ne realitetet e reja. Plani u propozua pas mosarritjes se marreveshjes per luften ne Irak, gje qe deshmoi deshtimin e balances aktuale.
Shtuar më 22/03/2005, ora 20:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori