ANALIZA/ Tri arsye pse Erdogani është i fiksuar me Gylenin
Yüksel Alp Aslandogan- Huffington Post
Në telefonatën e tij të parë me presidentin Trump, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogani ka deklaruar se i ka kërkuar atij ekstradimin e Fethullah Gylenit, një kleriku të dalë në pension, i cili është kritik ndaj Erdoganit dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999.

Erdogani dhe mbështetësit e tij i akuzojnë Gylenin dhe simpatizuesit e tij thuajse për çdo gjë të keqe që ndodh në Turqi kohët e fundit, përfshi këtu edhe përpjekjen për grusht shteti në 15 korrik 2016, vrasjen e ambasadorit rus në Turqi në dhjetor, rrëzimin e avionit luftarak rus nga forcat ajrore të Turqisë në nëntor dhe zbardhja e aferave korruptive në vitin 2013, në të cilat ishin të përfshirë edhe të afërm të anëtarëve të kabinetit të tij.

Pavarësisht dënimit të vazhdueshëm të Gylenit të secilit prej këtyre akteve të urryeshme, ai është kthyer në tabelën e qitjes së presidentit Erdogan.

Po pse është fiksuar kaq presidenti i një popullsie prej 75 milionë njerëzve, sa t'i vihet pas këmba këmbës një kleriku të tërhequr, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara që prej vitit 1999? Arsyet kryesore të fiksimit të Erdoganit me Gylenin janë tri: Së pari, kjo është një dëshirë për të mbuluar korrupsionin masiv dhe sistemik; së dyti, nevoja për të kontrolluar çdo lider në radhët e qytetarëve dhe, së treti, kjo është edhe një nevojë e tija personale për të pasur një dash kurbani për të gjitha problemet dhe mangësitë e vendit, për të justifikuar prirjen e tij autoritare. Disa e kanë portretizuar këtë përplasje si një prishje mes dy aleatësh, mirëpo e vërteta është se ata nuk kanë qenë kurrë kaq të afërt me njëri-tjetrin.

Rrënjët intelektuale të Erdoganit shtrihen në lëvizjen politike islamiste turk të quajtur "Bindja Kombëtare". Ndërkohë që, nga ana tjetër, lëvizja "Hizmet" e frymëzuar prej Gylenit i ka rrënjët në shkollën qytetare dhe kulturore të Islamit që frymëzohet prej sufizmit, e cila nuk ka fare premisa politike për të zhvillar veprimtarinë e saj shoqërore.

Islamistët politikë kanë pasur gjithnjë një imazh të vetvetes të unifikuar me të gjithë shtresat që ndiejnë përkatësi të fortë tek islamizmi, të cilët i cilësojnë si tradhtarë të gjithë ata që nuk i mbështesin ata politikisht si tradhtarë. Për shembull, me ndarjen e Erdoganit prej partisë islamiste të mentorit të tij politik, ish-kryeministrit politik, Nexhmetin Erbakanit, ky i fundit i cilësoi ata si tradhtarë.

Edhe në Turqinë e sotme, Erdogani po përdor ligjërimin fetar për qëllimet e tij politike, duke e përdorur Drejtorinë e Çështjeve Fetare si një vegël politike, nëpërmejt së cilës i shpall si tradhtare të gjitha grupimet fetare që nuk rreshtohen pas partisë së tij.

Bashkërendimi i perceptuar mes Erdoganit dhe Gylenit lindi pikërisht pas premtimeve të Erdoganit për një politikë pro-BE të Turqisë, e cila premtonte një të ardhme demokratike për Turqisë, ndaj edhe mbështetja e Gylenit ishte një mbështetje parimore ndaj këtij vizioni.

Gyleni është takuar me Erdoganin vetëm tri herë dhe kjo ka ndodhur kohë para se partia e Erdoganit të vinte në pushtet. Ideja se z. Gylen dhe z. Erdogan ishin të bashkar kundër ushtrisë shekullare është një mit.

Gyleni nuk ka qenë asnjëherë kundër një varianti perëndimor dhe liberal të shekullarizmit apo ushtrisë vetë si institucion. Ai i ka mbështetur historikisht partitë e qendrës, të cilat mbronin idenë e shekullarizmit të moderuar.

Ka shkruar një varg artikujsh që e vlerësojnë ushtrinë si një institucion që kryen një ndër funksionet më jetike për kombin. Njëkohësisht, ai ka qenë përherë kundër grushtave të shtetit ushtarakë dhe një politike të brendshme të mbizotëruar prej forcave të armatosura të vendit, çka është parë gjithnjë si një pengesë për hyrjen e Turqisë në Bashkimin Evropian nga ana e tyre.

Fillimisht Gyleni mbështeti reformat demokratike që u premtuan, por u zbatuan vetëm pjesërisht nga ana e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan, por filloi ta kritikojë këtë qeveri kur u pa se reformat demokratike mbetën pezull dhe shenjat e korrupsionit dhe të autoritarizmit filluan të zmadhoheshin me kalimin e kohës.

Në vitin 2005, organizmat mediatikë dhe shumë OJQ mbështetëse të Gylenit kundërshtuan një projektligj për antiterrorin, i cili rrezikonte abuzimin me civilët dhe gazetarët që nuk ishin të përfshirë në kurrfarë akti dhune. Për shkak të një kundërshtimi publik masiv, projektligji u rrëzua në parlament. Në vitin 2006 Gyleni e këshilloi Erdoganin për etiketimin e vazhdueshëm të qytetarëve, që shkaktonte zhvendosjen e nëpunësve civilë dhe ndikonte negativisht në reformat demokratike të ndërmarra.

Në vitin 2010 një flotilje e mbështetur nga qeveria turke tentoi të thynte bllokadën rreth Gazës u godit nga ushtarët izraelitë, duke shkaktuar humbjen e jetës të nëntë qytetarëve turq në bord.

Ndërkohë që Erdogani mori përsipër mbështetjen e tij, duke e përdorur atë për përfitime politike, qasja e Gylenit qe shumë e ekuilibruar, dke e kritikuar qeverinë e Erdoganit për qasjen e saj konfrontuese, pavarësisht pretendimit të saj për ndihmë ndaj palestinezëve, kur mund të mbaheshin qëndrime edhe më pak konfrontuese.

Qëllimet e vërteta të Erdoganit u bënë më të kuptueshme pas zgjedhjes së tij për së treti në qershor të vitit 2011, kur ai filloi të provonte pulsin e popullit të tij për një presidencë ekzektive "të llojit turk" , e cila tanimë është më afër kthimit në realitet.

Sistemi i propozuar zhbën funksionin e kryministrit, i jep presidentit pushtetin për të shfuqizuar parlamentin dhe eliminon procesin e aprovimit nga ana e parlamentit, duke i hequr atij edhe pushtetin për të ngritur komisione hetimore.

Erdogani filloi të ushtronte trysni mbi Gylenin për të kërkuar mbështetjen e tij publike për presidencën ekzekutive, duke kërcënuar vazhdimisht se do të mbyllë institucionet arsimore të lidhura me lëvizjen "Hizmet" në Turqi.

Gyleni refuzoi ta mbështeste një ide të këtillë, duke e kuptuar që Erdogani nuk po i ndërmerrte reformat për t'i dhënë formë demokracisë në Turqi, por për të përforcuar pushtetin e vet.

Në viti 2013 mediet e lidhura me Gylenin e kritikuan nismën e Erdoganit për t'i dhënë më shumë pushtet shërbimeve inteligjente, duke u dhënë atyre kompetenca operacionale dhe imunitet të plotë dhe Gyleni vetë nuk pranoi që të mbante qëndrim krah Erdoganit në shtypjen e dhunshme të protestuesve të Gezi Parkt.

I irrituar, Erdogani urdhëroi mbylljen e të gjitha qendrave të kurseve përgatitore për të hyrë në universitet, një e katërta e të cilave drejtoheshin prej simpatizantëve të Gylenit.

Një proces hetimor për një varg aferash korruptive publike, në të cilat ishin të përfshirë edhe pjesëtarë të kabinetit të ish-kryeministrit Erdogan i bëri ato publike ato në dhjetor 2013, ndër të cilat përfshiheshin imtësitë e blerjes së një ore me çmim 300.000 dollarë për ministrin e ekonomisë nga ana e biznesmenit turko-iranian Reza Zarrab dhe gjetja e 4,5 milionë dollarëve në banesën e administratorit të bankës publike Halkbank, e cila kryente pagesat e nafëts dhe gazit ndaj Iranit.

Pa i njohur asfarë merite, presidenti Erdogan e cilësoi këtë proces si një "grusht shteti" të ndërmarrë nga radhët e drejtësisë pro-Gylenit dhe komplotistë të tjerë ndërkombëtarë kundër qeverisë së tij.

Që prej aty, Erdogani nisi një fushatë shpifjesh kundër vetë Gylenit dhe mbështetësve të tij, duke i cilësuar ata gjer edhe "shushunja", "ashhashinë" dhe "gjakpirës". Prokurorët u larguan menjëherë prej këtyre çështjeve, derisa u pushuan nga detyra dhe u arrestuan si puçistë.

Kurse ata që u sollën në vend të tyre në krye të kësaj çështjeje e përmbyllën atë shkurtimisht. Mandej, me mijëra përfaqësues të drejtësisë në vend, përfshi edhe prokurorë dhe gjyqtarë, u larguan nga detyra, për t'u zëvendësuar me njerëz pranë partisë në pushtet.

Mbulimi i korrupsionit është një prej motivimeve kryesore të shënjestrimit obsesiv të Gylenit nga ana e Erdoganit. Fushata e shpifjeve publike kundër Gylenit i ofroi Erdoganit mundësinë që të mbulojë gjurmët e një afere tejet të madhe e të paprecedentë.

Ai e përdori këtë çështje si justifikim për t'i shndërruar tërësej radhët e sistemit gjyqësor në Turqi në një instrument për të vijuar persekutimet politike.

U krijua një gjykatë e posaçme penale vetëm për të konsoliduar mundësinë e nxjerrës së urdhërarresteve, e cila është e tëra në duart e një grupi të vogël gjyqtarësh të zgjedhur.

Arsyeja e dhënies së urdhërarresteve u lirua ndjeshëm dhe askush nga askush nga të akuzuarit nuk ka të drejtën e ankimimit në një gjykatë të nivelit më të lartë.

Në tetor 2014, një shoqatë e gjyqtarëve dhe e prokurorëve mblodhi "Platformën e Bashkimit të Gjyqtarëve", e cila shprehte mbështetje të hapur ndaj Erdoganit, çka bëri që ata të fitonin numrin më të madh të vendeve në Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i cili përbën trupin më të lartë të zgjedhjes së gjyqtarëve dhe të prokurorëve në vend.

Me sa duket, shënjestra e radhës e qëllimeve të Erdoganit ishte kontrolli i plotë i forcave të armatosura.

Mirëpo ky i fundit, ndryshe nga sistemi i drejtësisë, i kishte rezistuar gjithnjë përpjekjeve të tij, të paktën deri në përpjekjen për grusht shteti në 25 korrik 2016. Erdogani e cilësoi atë menjëherë si "një dhuratë prej Zotit", që e lejoi atë të largonte nga radhët e ushtrisë me mijëra oficerë dhe të marrë në dorë vetë ristrukturimin e marrjes, përgatitjes, raportimit dhe organizimit të brendshëm të ushtrisë.

Megjithëse Erdogani deklaroi se nuk kishte asnjë informacion rreth tentativës për grusht shteti, derisa pa tankët të hynin në rrugët e Stambollit, vetëm pak orë më vonë, ai akuzoi menjëherë në televizion Fethullah Gylenin si arkitektin e saj.

Gyleni e dënoi përpjekjen për grusht shteti që prej se ajo ishte në zhvillim e sipër, duke e shprehur vazhdimisht se nuk do ta mendonte kurrë veten e tij pranë një akti të tillë, mirëpo qeveria i kishte bërë gati kohë më parë listat e njerëzve që do të përndiqeshin. 2745 gjyqtarë dhe prokurorë u pushuan dhe u arrestuan brenda ditës në vijim.

Qeveria as nuk u përpoq që të krijonte lidhje mes individëve dhe tentativës për grusht shteti, për t'i arrestuar ata. Përkundrazi, përmes një procesi bashkëshoqërimesh informative, u ndaluan nga forcat e rendit plot 90.000 civilë, më shumë se gjysma e tyre mbetën të arrestuar dhe, mandej, u larguan ose u pezulluan nga detyra edhe 120.000 civilë të tjerë.

Qeveria ka mbyllur plot 35 spitale, mbi 2000 shkolla, universitete dhe konvikte dhe plot 180 organe mediatike. Mbi 7.000 doktorë janë pushuar nga puna dhe 21.000 mësuesve u është hequr e drejta për të kryerë profesionin e tyre në vend.

Persekutimet masive dhe trajtimi çnjerëzor i të ndaluarve ka shkaktuar kritika të ashpra nga shtypi ndërkombëtar, organizmat ndërkombëtarë të vëzhgimit si Amnesty International, Human Rights Watch, Committee to Protect Journalists dhe Reporters without Borders .

Profesori i Politikës në Universitetin e Princeton-it, Jan-Werner Muller, autori i librit "What is Populism" ("Ç'është populizmi?"), vëren se liderët populistë, si Erdogani, nuk mund t'i rezistojnë dot opozitës së grupeve të shoqërisë civile, sepse kjo vë në rrezik pretendimin e tyre ekskluziv për të qenë përfaqësues të vullnetit të popullit.

Dhe, për t'i përulur ata, grupet e shoqërisë civile portretizohen rëndom si ushtarë të ndonjë entiteti të jashtëm, ndaj edhe Gyleni etiketohet vazhdimisht si agjent i Shteteve të Bashkuara, i CIA-s, i Mosadit apo edhe i Vatikanit nga ana e mediave pro-Erdoganit. Në fakt, dëshira e vetme që fshihet pas fiksimit të Erdoganit pas z. Gylen është veçse për të pasur pushtet mbi çdo gjë në Turqi.

Ndërkohë që Erdogani gëzonte mundësitë për të kontrolluar figurrat më të forta myslimane në vend dhe merrte vazhdimisht prej tyre opinione në trajtë "fetvash" për të justifikuar abuzimin e tij me pushtetin, ai e dinte se nuk do t'ia dilte kurrë që të kthente edhe Gylenin, i cili është një prej predikuesve me më shumë ndikim në vend, në gjuhën e regjimit të tij.

Gyleni ka qenë vijimësisht kritik ndaj autoritarizmit dhe aferave korruptive të kryera haptazi nga njerëz publikë, të cilët ishin njëherazi edhe pjesë e qarqeve të afërta me presidentin Erdogan, por pa përmendur asnjëherë emrin e ndonjërit prej tyre.

Dhe, megjithëse Gyleni nuk se ka ndonjë ndikim të madh në kutitë e votimit, kritikat e tij e kanë shqetësuar ndjeshëm Erdoganin, sepse, duke qenë se Gyleni është një figurë fetare e vlerësuar masivisht, ai nuk do t'ia dilte dot me të aq lehtë sa ç'mund të bëjë me qarqet e tjera opozitare, si shekullaristët, kemalistët apo të majtët në përgjithësi.

Refuzimi i Gylenit për ta mbështetur pa kushte presidentin Erdogan i ka kushtuar atij shtrennjtë. Fati i tij ka shumë shembuj të mëhershëm në historinë e Islamit, ku mbi sa e sa dijetarë janë mbajtur nën persekutim vetëm e vetëm për të shprehur aleancën e tyre të pakushtëzuar.

Një të mos u plotësuar kjo kërkesë, ata kanë vuajtur pasojat e fushatave të pandërprera të shpifjeve, burgosjeve, torturave dhe, nganjëherë, edhe të ekzekutimit.

Arsyeja e tretë pse Erdogani përqendrohet kaq shumë te Gyleni është se çdo lideri autoritar i duhet një armik publik numër një, për të akuzuar atë rreth çdo problemi apo të keqeje që ndodh në vend, si dhe për ta tërhequr vëmendjen edhe ndaj problemesh më serioze, të cilat do të justifikojnë qëndrimet autoritare.

Dominimi që ka vendosur mbi medien, botën e biznesit, shoqërinë civile dhe sistemin e drejtësisë figura politike e Erdoganit është i paprecedentë në historinë e Turqisë.

Erdogani hodhi një varg hapash autoritaristë kundër rrethit të majtë të simpatizuesve të Gylenit, me pretendimin se po mbron vendin, duke i quajtur ata "njerëz të manipuluar nga fuqitë e jashtme."

Ky përbërës ka qenë më se i dukshëm edhe në vënien nën kontroll të sistemit të drejtësisë në 2014, të bizneseve dhe të shoqërisë civile në 2015 dhe të ushtrisë në 2016.

Gyleni dhe lëvizja "Hizmet" janë një dash kurbani i leverdisshëm. Ndërkohë që grupimet e tjera shoqërore të opozitës janë të përfaqësuara mirë në radhët e gjyqësorit, të rendit dhe të ushtrisë, njësoj si Alevitë, ashtu edhe kemalistët, asnjë syresh nuk do të ishte i lehtë për t'u vënë në shënjestër. Alevitë janë një minoritet fetar, por që ndëshkimi i tyre do të përftonte dënim të ashpër nga ana e ndërkombëtarëve.

Kemalistët po ashtu janë të përfaqësuar mirë nga partia kryesore opozitare "Partia Republikane Popullore, të cilët gëzojnë një mbrojtje tejet të mirë në Perëndim. Kurse lëvizja "Hizmet" është më e lehtë: si një grupim mysliman prej vetëm disa qindramijëra ndjekësish, që nuk merr pjesë aktivisht në politikë, ajo nuk përbën as ndonjë forcë politike të konsiderueshme dhe, për më tepër, shihet edhe me njëfarë dyshimi në Perëndim.

Turqia e Erdoganit është kthyer në një vend ku gjithçka e drejton frika, që bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të përfaqësuara prej Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s.

Atmosfera e urrejtjes dhe antiamerikanizmit të theksuar që është nxitur nga ana e qeverisë nuk lejon as më të voglën kritikë në politikën e brendshme apo ngritjen e zërit për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dobësimin e ndjeshëm të demokracisë në vend.

Shpresa e vetme për viktimat e kësaj gjuetie shtrigash mbetet te komuniteti ndërkombëtar, që ai t'i kërkojë Erdoganit të heqë dorë prej fiksimit të tij me z. Gylen, të ndihmojë në rivendosjen e pavarësisë së gjykatave dhe t'u kthejë njerëzve të pafajshëm jetën dhe liritë e tyre.
Shtuar më 22/02/2017, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori