“S’e kanë krijuar ata tregun e paligjshëm”, Rama i del në mbrojtje emigrantëve: Kanë kontribuuar në ekonomitë e huaja

I pranishëm në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, të zhvilluar ditën e sotme, kryeministri Rama vlerësoi shqiptarët si kontributorë të rëndësishëm në ekonomitë e vendeve ku kanë emigruar.

Rama: Patjetër si të gjitha komunitetet, edhe shqiptarët kanë elementët e paligjshmërisë dhe të krimit. Shqiptarët që i kanë hyrë rrugës së paligjshmërisë dhe krimit janë elementë shqetësues në shoqëri të caktuara, por tregun e drogës, të pastrimit të parave, të të këqijave nuk e kanë krijuar shqiptarët. E kanë gjetur mes tyre dhe janë bërë pjesë e tij.

Kryeministri shprehu bindjen se do të thyhet barrikada e paragjykimit.

Rama: Nuk mund të paragjykohen 99% e shqiptarëve që kanë punuar në 3 lloje punësh dhe që janë abuzuar nga pronarët, për shkak të atij 1% që nuk i përfaqëson kurrsesi të gjithë shqiptarët. E pamë se çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe kohët e fundit. Me çfarë lloj arrogance u përball komuniteti shqiptar dhe nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje (amnistisë fiskale) por edhe për ta vendosur vendin në kushte shumë më të favorshme informaliteti kundër korrupsionit.