Tragjike në Francë, gjenden në bodrum 3 foshnja të vdekura

Një rast misterioz po hetohet nga autoritetet gjyqësore franceze , pas gjetjes së tre foshnjave të vdekura në një bodrum të një shtëpie në Ville d’Avre, që ndodhet në periferi të Parisit.

Sipas një burimi gjyqësor, autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 3 foshnjave, raportojnë mediet franceze.

Mjeku ligjor që ka kryer autopsinë e 3 foshnjave të vdekura duhet t’i përgjigjet një sërë pyetjesh, nëse bëhet fjalë për foshnje apo embrione.

Sipas një burimi gjyqësor, nga rezultatet e parë të hetimit rezulton se ish-pronari i shtëpisë ka qenë mjek gjinekolog, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2015.

Trupat e pajetë u gjetën sot nga një punëtor i cili kishte shkuar atje për të pastruar shtëpinë e pa banuar./albeu.com