Çifti kinez kërkon ta quaj vajzën "@"
Albeu.com
Një çifti kinez po bën të pamundurën që vajzën ta thërrasë "@", ose më mirë "et", sipas simbolit të adresës së postës elektronike. Prindërit e rinj thonë se ky simbol i bën jehonë dashurisë së tyre për fëmijën. Emri i pazakontë ka kuptim të veçantë, veçanërisht në gjuhën kineze, e cila nuk ka alfabet por përdor dhjetëra mijëra karaktere për të prezantuar fjalët. "E gjithë bota e përdor për të shkruar "e-mail", dhe e përkthyer në gjuhën kineze do të thotë "duaje", shpjegon babai. Ata shpesh e përdorin fjalën "et" për ta shqiptuar, e cila ngjan me fjalën kineze "ai ta", që do të thotë "duaje".
Shtuar më 17/08/2007, ora 17:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori