Çështja e së ardhmes së Kosovës do të jetë lart në axh
Albeu.com
Liderët e 26 vendeve të NATO-s në samitin e ardhshëm të Aleancës veriatlantike, që do të mbahet në nëntor në Rigë, në fokus do të kenë riorganizimin ushtarak dhe politik, por edhe çështjen e së ardhmes së Kosovës, e cila siç pritet, do të jetë lart në axhendën e samitit.

Hans Binendijk nga Universiteti për Mbrojtjen Kombëtare pret që Kosova do të gjendet lart në rendin e ditës së samitit. "Nevojitet që në Rigë të konkludohet që gjërat në Kosovë po ndryshojnë, se situata mund të përkeqësohet dhe që forcat e KFOR--it do të mbteten në Kosovë, madje shumë gjatë". Shtatëmbëdhjetë mijë ushtarë të KFOR-it janë të ngarkuar që të mbajnë stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë. Nën përkujdesin e OKB-së janë duke u zhvilluar negociatat mes autoriteteve të Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës për statusin e ardhshëm të Kosovës. Nëse ato bisedime nuk japin fryt, zgjidhja e statusit do të imponohet, ndërkaq zgjidhja e imponuara, thotë Binedijk, do të ndryshonte rolin e KFOR-it: "Çështja kyç është: ç'do të bëhet me territorin në veri të Ibrit. Nëse zgjidhja do të imponohet, KFOR-i do të marrë rolin e ri - trupat e KFOR-it duhet patjetër të lëvizin në veri të Kosovës, gjë që deri më tash nuk ka qenë rast dhe detyrë e tyre do të jetë të sigurojnë që zgjidhja eventuale e imponuar të zbatohet", thotë Binedijk.

Shtuar më 24/10/2006, ora 15:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori