“Tulipanët” kërkojnë ndjesë për Islamin
Albeu.com
Hollandezet ndjehen te fyer nga menyra sesi ekstremisti i djathte vendas Geert Wilders po promovon nje film anti-islamik. Ata protestojne ne menyra te ndryshme ne disa faqe te internetit.Një film antiislamik, i përgatitur nga politikani holandez i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, ka mobilizuar të apasionuarit e internetit nga Vendi i Tulipanëve, të cilët kanë vendosur të bëjnë versionet personale të filmit. Mësohet se pesë vajza me paruke bionde në kokë dhe me maska të politikanit Geert Wilders, thërrasin në kor: “I’m sorry” (“Na vjen keq”). Pamjet janë shpërndarë në faqen e internetit “You Tube”. “Mediametric.net”, faqja e internetit që është pas kësaj iniciative, ka provokuar të apasionuarit pas internetit të protestojnë përmes kësaj mënyre ndaj planit të politikanit ekstremist. I njohur për opinionet e tij antiislamiste, Geert Wilders ka deklaruar promovimin deri në fund të këtij muaji të një dokumentari prej 15 minutash, në të cilin propozon të demonstrojë që besimi i Muhamedit bën thirrje për dhunë. “Qëllimi im është të tregoj fytyrën e vërtetë të Islamit. E shoh si një kërcënim. Çdo ditë, të rinjtë marokenë rrahin homoseksualët në rrugët e Amsterdamit”, shpjegoi në atë kohë biondi Wilders. Ndërkohë, në faqen e internetit “mediametric.net” thuhet se “ky politikan holandez, jo shumë inteligjent, tërheq vëmendjen përmes gjithëçfarë provokimesh populiste. Është i frikësuar nga jashtëtokësorët dhe në mënyrë të veçantë nga jashtëtokësorët myslimanë. Është aq e turpshme disa herë të jesh holandez. Më vjen keq”. Punonjësit e “mediametric.net” kanë thënë se nuk mund të ndalojnë Wilders, pasi edhe ai ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe është aq i mençur sa të mos hyjë në konflikt me ligjet holandeze. “Nuk duam, në fakt, të ndalojmë filmin, sepse çmojmë këtë liri. Por edhe politikanët populistë idiotë kanë të drejta themelore. Do të bëjmë shumë filma, në të cilët do të kërkojmë falje për sjelljen e tij”, thuhet në një deklaratë të kësaj faqeje në internet. Ndërkohë, në Amsterdam kanë nisur protestat. “Ndaloni gjuetinë e shtrigave në adresë të myslimanëve!” - shkruhet në një pankartë të vendosur në qendër të kryeqytetit holandez. Kjo thirrje është mbështetur nga mbi një mijë persona, njofton “BBC News”. Zëdhënësja e organizatës antiraciste, “Holanda promovon ngjyrat”, Rene Danen, thotë se “nuk mund të rrinim të heshtur. Në Holandë është vendosur një klimë urrejtjeje dhe frike”. Ky film, i cili ka shkaktuar protestat e shumë vendeve islamike, mes të cilëve Iranit dhe Pakistanit, ka vendosur në një pozicion të pakëndshëm qeverinë holandeze, e cila është deklaruar e tërhequr nga orientimet e Geert Wilders. (Korrieri)
Shtuar më 24/03/2008, ora 20:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori