Amort: Djalli ka pushtuar Vatikanin
Albeu.com
Djalli ka pushtuar zemrën e Kishës Katolike, ka pohuar të enjten Gabriel Amort, ekzorcisti kryesor i Vatikanit, transmeton të enjten e përditshmja britanike “Telegraph”.
“Djalli ka pushtuar Vatikanin dhe pasojat janë evidente”, tha Amort, i cili është në detyrë në Vatikan tashmë 25 vjet. Ai konsideron se sulmi mbi Papën për Krishtlindje dhe skandalet seksuale në Vatikan, Irlandë, Gjermani dhe shtetet tjera, paraqesin goditje të rëndë për Kishën Katolike dhe ato flasin qartë për atë se Antikrishti është aty dhe se zhvillon luftë kundër Selisë së Shenjtë.

Ati Amort, i cili është edhe shefi i Asociacionit të ekzorcizmit dhe i cili si partizan lufton në Luftën e Dytë Botërore, është bërë i njohur për publikun pas deklaratave të bëra më herët për të përditshmen “La Repubblica” se Hitleri dhe Stalini kanë qenë të pushtuar nga djajtë.
Shtuar më 12/03/2010, ora 15:59
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori