Urdhri i Putin, reagon Kuleba: Kushdo që blen naftë dhe gaz me rubla po ndihmon Rusinë të na vrasë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba , ka postuar këtë mëngjes në Twitter duke u kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian që të refuzojnë të angazhohen me kërkesën e Presidentit Vladimir Putin që nafta dhe gazi rus duhet të paguhen në rubla.

Ai tha: “Nëse ndonjë vend i BE-së përkulet ndaj kërkesave poshtëruese të Putinit për të paguar naftën dhe gazin në rubla, do të jetë si të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit me tjetrën. Unë u bëj thirrje vendeve përkatëse të bëjnë një zgjedhje të mençur dhe të përgjegjshme.”

Dje në një intervistë për Economist , Kuleba tha “Ajo që pamë në fillim të luftës ishte ngritja e Bashkimit Evropian si një lojtar i fuqishëm që mund të sjellë ndryshim. Ajo që unë shoh në dhjetë ditët e fundit në Bashkimin Evropian është duke u rikthyer në normalitetin e tij, ku nuk mund të vendosë për veprime të forta dhe të shpejta.