Amerikanët shpërthyen në ajër raketën e Koresë së Veriut? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pasi i prezantoi me shumë pompozitet dy raketat e reja me rreze të mesme veprimi, Koreja e Veriut tentoi sot të testonte njërën prej tyre duke dështuar.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se raketa shpërtheu në ajër vetëm 5 sekonda pasi u lëshua duke shënuar kështu një dështim të regjimit të Kim Jong Un, përcjell Albeu.com.

Por, fill pas këtij dështimi kanë filluar edhe spekulimet në lidhje me një sulm kibernetik të amerikanëve duke shkaktuar shpërthimin në ajër të raketës së Koresë së Veriut.

BBC transmeton duke iu referuar një zyrtari të partisë konservatore britanike se sulmi kibernetik i SHBA-ve ndaj sistemit të raketave të Koresë së Veriut erdhi në të njëjtën ditë kur Zv.Presidenti i SHBA-ve Mike Pence arriti në Korënë e Jugut për një vizitë disa ditore, shkruan Albeu.com.

Koreja e Veriut paraqiti dy raketa të reja në paradën ushtarake duke ngjallur shqetësim fillimisht në Korenë e Jugut, Japoni dhe SHBA. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2017, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori