A u kris miqësia mes Olsa Muhametit me Bora Zemanin? “Kepi i Tundimeve” nuk do prezantohet nga moderatorja

Duket se raportet mes Olsa Muhametit dhe Bora Zemanit janë prishur përfundimisht.

Këtë e tregon edhe emisioni i ri televiziv, “Kepi i Tundimeve”, ku autore do të jetë Olsa, por Bora nuk do të jetë prezantuese.

Olsa ka treguar se pjesë do jenë disa nga protagonistët e ‘Përputhen” por konfirmimin që Bora Zemani nuk do e prezantojë programin e ka bërë në Instastory.

Ajo është pyetur nga ndjekësit se cila do jetë prezantuesja dhe Olsa është shprehur se nuk do të ketë prezantuese ky format.

Kush do ta prezantojë emisionin ‘Kepi i tundimeve’?-ka pyetur një ndjekës. Jo, nuk ka prezantues-është përgjigjur Olsa.

Pas përfundimit të Për’puthen, nuk dihet nëse ka hatërmbetje mes tyre!