Orë luksoze për shokët dhe stafin e Dortmund, Haaland shpenzon 590 mijë €

Erling Haaland do të veshë fanellën e Manchester City sezonin e ardhshëm, ndërkohë që nuk është larguar nga Borussia Dortmund pa lënë një dhuratë për futbollistët dhe stafin.

Sulmuesi norvegjez u ka dhuruar 33 lojtarëve verdhezinj nga një orë Rolex dhe për to ka shpenzuar rreth 490 mijë euro.

Haaland nuk ka harruar edhe stafin, teksa ka shpërndarë 20 ora Omega, që i kanë kushtuar 100 mijë euro. /h.ll/albeu.com