Amerikanët largojnë urgjentisht armët nga baza në Incirlik, çfarë po ndodh në Turqi? (FOTO LAJM)

Mediat turke kanë kapur foto të ngarkimit të një depoje të lëvizshme armësh në një avion US C-5M Super Galaxy amerikan në bazën e SHBA-ve në Incirlik të Turqisë, gjë e cila është bërë shkak për spekulime në rajon.

Kjo është hera e tretë që amerikanë transferojnë ngarkesa të tilla të mëdha me armë dhe pajisje nga baza e tyre në Turqi për në vendet e tjera, gjë e cila tregon për uljen e raporteve mes të dy shteteve.

"Për disa rrugë me radhë, amerikanët kanë larguar pajisje të tyre nga bazaIncirlik. Fillimisht ata transferuan raketat bërthamore nga Turqia për t'i ruajtur në Rumani, kurse tani po largojnë pajisje të tjere duke pasqyruar nivelin e ulët të marrëdhënieve"., shkruajnë ndërkohë mediat greke, përcjell Albeu.com.

Më parë, ishte Gjermania ajo që kishte larguar avionët e saj nga baza në fjalë pas debateve publike mes lidërëve, kjo edhe për shkak se Turqia tashmë ka raporte shumë të ngushta me Rusinë e Putinit. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori