Autoritetet amerikane në faqen në internet ua kanë tërhequr vërejtjen qytetarëve amerikanë që mos të udhëtojnë në
Bosnje dhe Hercegovinë, ngase ekziston rreziku nga sulmet
terroriste, por edhe nga numri i madh i minave.
Në faqen e
Departamentit të Shtetit amerikan u përmenden edhe lokacionet të rrezikut të lartë.
Amerikanët u këshilluan që t’u shmangen ndërtesave të autoriteteve lokale, si dhe vendet ku grumbullohet një numër më i madh i njerëzve.
“Grupet
terroriste po vazhdojnë të planifikojnë sulme të mundshme në
Bosnje dhe Hercegovinë. Terroristët mund të sulmojnë, duke vënë në cak lokacionet turistike, nyjat e transportit, qendrat tregtare, ambientet e administratave lokale, hotelet, klubet, restorantet, objektet fetare, parqet, ngjarjet sportive apo kulturore, aeroportet dhe hapësirat tjera publike”, thuhet në komunikatën e
Departamentit të Shtetit amerikan.
Për ata qytetarë amerikanë, të cilët megjithatë vendosin të vizitojnë Bosnjën, autoritetet amerikane kanë
hartuar një listë me këshilla, duke kërkuar nga qytetarët që gjithmonë të kenë të
hartuar një plan, në rast se përballen me situata të paparashikueshme. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018,
ora 20:06