Amerikanët, ende pa prova për vrasjen e liderit të ISIS-it
Sekretari amerikan i Mbrojtës, Jim Mattis, ka thënë sot se SHBA-të ende nuk kanë prova që mund të vërtetojnë lajmin e vrasjes së kreu të të ashtuquajturit “Shtetit Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, sikurse ka njoftuar një OJQ siriane.

“Nëse e dinim, do ua kishim thënë. Në këtë çast nuk mund as të konfirmoj, as të përgënjeshtroj”, deklaroi shefi i Pentagonit dhe shtoi se vazhdojnë ta konsiderojmë të gjallë.

“Ne do ta ndjekim deri në fund”, garantoi Jim Mattis.

Vdekja e shefit të ISIS-it u shpall të martën nga Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH), një ditë pas shpalljes nga Iraku të fitores në Mosul ndaj ISIS-it. /albeu.com/

Shtuar më 14/07/2017, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori