Amerika në mbështetje të deklaratës për njohje të Kosovës nga Serbia
Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka porositur dje Serbinë se duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran, nëse dëshiron të integrohet në Bashkimin Evropian.

“Ne, sot edhe në Beograd e kemi theksuar se për ne, natyrisht në qoftë se Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE’së, duhet të plotësojë kriteret e shtetit ligjor, dhe natyrisht edhe të pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gabriel, të mërkurën, në Prishtinë.

Deklarata e tij e djeshme ka gjetur mbështetje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Ministri i Jashtëm gjerman është 100% i saktë", kanë shkruar në Twitter demokratët e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan.

Demokratët në këtë komision udhëhiqen nga kongresisti i njohur, Eliot L. Engel. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2018, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori