Amerika kerkon para nga arabet
Pëlqej
Albeu.com
Për shkak të pamundësisë që vet të luftojë me krizën financiare, SHBA-të kërkuan prej Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit rreth 300 miliardë dollarë ndihmë.Gazeta e Kuvajtit “Al Sejashah” bëri të ditur se SHBA-të ishin të detyruara që të kërkojnë 300 miliardë dollarë ndihmë prej katër vendeve të Gjirit Persik. Duke iu referuar burimeve të mirinformuara, gazeta e Kuvajtit vuri në dukje se SHBA-të kërkuan 120 miliardë dollarë nga Arabia Saudite, 70 nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 60 nga Katari dhe 40 miliardë dollarë nga Kuvajti. Gazeta e sipërpërmendur shkruan se SHBA-të planifikojnë që këto mjete t’i përdorin si ndihmë për bankat, industrinë automobilistike dhe për kompanitë e tjera të goditura nga kriza në tregun global financiar.
Shtuar më 22/11/2008, ora 02:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori