Amerika i thotë stop shitjes së aeroplanëve ushtarak Turqisë
Pentagoni njoftoi se ka nisur procesin e përjashtimit të Turqisë nga projekti F-35, për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.

“Përkundër kësaj, SHBA vazhdon t’i jap rëndësi të madhe strategjike partneritetit me Turqinë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thanë se pjesëmarrja e mëtejshme e Turqisë në programin F-35 ishte “e pamundur” për shkak të blerjes së sistemit kundërajror rus S-400.

“Vendimi i Turqisë për të blerë sistemin rus të mbrojtjes kundërajrore S-400 pamundëson pjesëmarrjen e saj të vazhdueshme në programin F-35”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, shkruan Anadolu Agency.

F-35 nuk mund të bashkëjetojë me platformën ruse të grumbullimit të dhënava të zbulimit që do të përdoret për të gjurmuar aftësitë e saj të avancuara”, shtoi ajo.

Ajo vuri në dukje se si aleatët e NATO-s, SHBA dhe Turqia vazhdojnë të ndajnë marrëdhëniet që janë në “shumë drejtime, dhe jo ekskluzivisht të fokusuara në programin F-35”.

“Marrëdhëniet tona në nivel ushtarak janë të forta dhe ne do të vazhdojmë të punojmë intensivisht me Turqinë, por megjithatë, duke pasur parasysh kufizimet e pranisë së sistemit S-400 në Turqi”, tha Grisham.

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se është duke vazhduar mbërritja e sistemit mbrojtës S-400, që i është blerë Rusisë.
Shtuar më 18/07/2019, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori