Shkon në 39 numri i të vdekurve nga sulmi në stacionin hekurudhor në Ukrainë

Sipas guvernatorit të rajonit, thuhet se u vranë 39 persona pasi dy raketa goditën stacionin e trenit Kramatorsk.

Duke shkruar në Telegram, Pavlo Kyrylenko tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 39 dhe se 87 persona ishin plagosur gjithashtu gjatë bombardimeve.

Ai shtoi se shumë prej tyre kishin pësuar plagë të rënda.

Kyrylenko shtoi se pavarësisht bombardimeve, evakuimet nga rajoni do të vazhdojnë.