Ja kur Xhaka rikthehet në fushë

Mesfushori Granit Xhaka pritet të kthehet nga lëndimi në muajin janar të vitit të ardhshëm, ka njoftuar skuadra e Arsenalit të premten. Xhaka po e vazhdon rehabilitimin pas operimit të gjurit dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.

Mesfushori 29-vjeçar u lëndua në muajin shtator në ndeshjen kundër Tottenhamit kur pësoi dëmtim të ligamenteve të gjurit të djathtë.

“Graniti po bën përparim të mirë në rehabilitimin e tij. Ai pritet të kthehet në stërvitje të plotë me ekipin në fillim të vitit të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

Edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se rehabilitimi i Xhakës po shkon shumë mirë dhe me padurim pret ta sheh në fushë vitin tjetër.

Xhaka këtë edicion ka qenë lojtar kyç në përbërjen e parë të Artetas. Ai ka regjistruar pesë ndeshje në të gjitha garat përpara se të lëndohet.


Shtuar 5.11.2021 16:11