Sa raste të reja u regjistruan sot me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.225 testime për coronavirus, ndërsa 262 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja shumica janë në Shkup (138).

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient i moshës 87 vjeçare.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 326 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.979, prej të cilëve 249.988 janë shëruar, ndërsa 9.221 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (31 mars) është 1.770.


Shtuar 31.03.2022 17:56