Ambasadori i ri i SHBA në Berlin: Kompanitë gjermane të tërhiqen nga Irani
Pëlqej
Menjëherë pasi i paraqiti letrat kredenciale presidentit gjerman, ambasadori i ri i ShteteveBashkuara në Gjermani, Richard Grenell, u kërkoi kompanive gjermane të fillojnë të largohen nga Irani.

Grenell shkroi në Twitter se sanksionet amerikane do të kenë në objektiv sektorë të rëndësishëm të ekonomisë iraniane dhe se kompanitë gjermane që kanë aktivitete biznesi në Iran duhet të fillojnë t’u japin fund menjëherë operacioneve.

Dje Presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do t’i rivendosin sanksionet ndaj Teheranit.

Bizneset që e vazhdojnë aktivitetin e tyre në Iran mund të bëhen objekt i ndëshkimeve me gjoba.

Gjermania është një prej shteteve nënshkruese të marrëveshjes me Iranin dhe kancelarja Angela Merkel mendon se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ishin tërhequr nga marrëveshja.
Shtuar më 09/05/2018, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori