Ambasadori grek nuk u dogj i gjallë në makinë, u vra në shtëpinë e tij (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ambasadori i Greqisë në Brazil, Kyriakos Amoiridis, nuk është djegur i gjallë në makinë, po ai u vra në shtëpinë e tij dhe më pas u transportua me makinën e vrasësit, shkruajnë sot mediet greke.

Kamerat e sigurise kanë regjistruar momentin kur i dashuri i gruas së tij Sergio Gomes së bashku me nipin Eduardo Moreira bëhen gati për të hyrë në banesë.

Sipas autoriteteve braziliane, ata kanë udhëtuar rreth 300 kilometra larg vendngjarjes për të zhdukur trupin, të cilin më pas e dogjën brenda makinës, ndërsa bashkëshortja e ambasadorit Francoise Oliveira, kishte marrë vajzën 10 vjeçare dhe ishte larguar për t'u kthyer në shtëpi pas krimit.

Gjatë marrjes në pyetje gruaja e ambasadorit grek Kyriakos Amoiridis, ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e ambasadorit grek në Brazil.

Sipas dëshmive, ajo ka thënë se fajtor për vrasjen e bashkëshortit ishte i dashuri i saj, i cili mori përsipër autorësinë duke thënë se e kishte kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes.

Lidhja e tyre kishte nisur gjashtë muaj më parë kur Sergio kishte marrë detyrën si përgjegjës për sigurinë në shtëpinë e ambasadorit.

Ata krijuan një lidhje dashurie që e mbajtën të fshehtë deri një javë më parë kur krimi makabër nxori në dritë lidhjen e fshehtë mes tyre, shkruna "Daily Express". /albeu.com/


Shtuar më 03/01/2017, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.

Përtej tensionit politik që shkaktoi, shkarkimi i djeshëm i Ylli Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë është shoqëruar me humor në rrjetet sociale.