Marina ukrainase: Shkatërruam një anije të madhe ruse në portin e pushtuar të Berdyansk-ut

Një tjetër anije luftarake ruse duket se është shkatërruar nga forcat ukrainase.

Sipas mediave, bëhet me dije se anija është shkatërruar në portin e pushtuar nga Rusia të Berdyansk-ut, në Ukrainën juglindore. Lajmin e bëri të ditur marina ukrainase të enjten.

CNN raporton se nuk ka mundur që t’i verifikojë deklaratat e Marinës, megjithatë pamje në mediat sociale tregojnë një zjarr shumë të madh me shpërthime dytësore në port.

Kujtojmë se Berdyansk-u ndodhet në detin Azov dhe është afërsisht 45 milje në jugperëndim të Mariupolit. Qyteti ka një bazë të vogël detare dhe një popullsi prej rreth 100,000 banorësh. Trupat ushtarake ruse pushtuan për herë të parë ndërtesat qeveritare të Berdyansk-ut më 27 shkurt./albeu.com/


Shtuar 24.03.2022 08:44