Amasada e Ekuadorit pritet që t’i ndërpresë strehimin Julian Assange
Themelues i WikiLeaks-it, Julian Assange, së shpejti mund t’i kërkohet që të largohet nga Ambasada e Ekuadorit.

Assange është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që prej verës së vitit 2012, por, sipas politikanëve të Ekuadorit, atij i është dhënë kohë një muaj që ta largohet nga ajo ndërtesë.

Kandidati presidencial, Guillermo Lasso, i cili do të garojë në zgjedhjet që mbahen javën e ardhshme, ka premtuar se do t’i kërkojë Assange që të largohet nga aty nëse fiton.

Themeluesi i WikiLeaks-it qëndron në këtë ambasadë për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku akuzohet për ngacmime seksuale.
Shtuar më 09/02/2017, ora 16:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori