E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Allawi paralajmëron për luftë civile
Albeu.com
Dr Allawi në një intervistë për BBC tha se gabimet e bëra nga koalicioni i drejtuar nga amerikanët kanë çuar në një situatë ku vrasjet sektariane tashmë ishin të zakonshme, me një mesatare prej 50-60 vetësh që vriten çdo ditë.Ai paralajmëroi se dhuna po arrinte një pikë pa kthim dhe se SHBA dhe Evropa nuk do të jenë të përgatitur për pasojat.

Dr Allawi tha se kishte shembuj të shumtë të asaj që ai e përshkroi si spatrim etnik në zona të përziera.

Korrespondenti i BBC-së në Bagdad thotë se vlerësimi i situatës i bërë nga zoti Allawi është më i errët se ai i dhënë nga ministri britanik i mbrojtes, John Reid i cili është gjithashtu në Irak, që tha se lufta civile nuk është e pashmangshme dhe nuk është iminente.

Qëndrimi amerikan

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka thënë ndërkohë se tërheqja para kohe e trupave amerikane do të ishte ekuivalente me dorëzimin e Gjermanisë së pas luftës te nazistët.

Në një artikull për gazetën Uashington Post, zoti Rumsfeld tha se nëse SHBA tërhiqet nga Iraku tani, ka çdo arsye për të besuar se terroristët do të mbushin vakumin e krijuar. bbc
Shtuar më 19/03/2006, ora 13:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori