Alkooli toksik shkakton vdekjen e dhjetra njerëzve në Pakistan
Të patën 30 njerëz kanë vdekur në lindje të Pakistanit, pasi konsumit të alkoolit toksik gjatë Festës së Krishtlindjeve.

Atif Imran Qureshi, zyrtar i policisë, tha se dhjetëra njerëz po ashtu janë hospitalizuar në qytetin Toba Tek Sing të provincës Punxhab.

Edhe pse alkooli është i ndaluar në Pakistanin me shumicë myslimane, jomyslimanët lejohen ta blejnë atë në dyqane të licencuara.

Por, shumë të krishterë të varfër nuk mund t'i përballojnë çmimet e alkoolit legal dhe blejnë versione të lira të tij, të bëra në shtëpi.

Megjithatë, incidentet fatale me alkool nuk prekin vetëm komunitetin e krishterë, pasi në mars, së paku 40 veta, kryesisht hindusë, kanë vdekur pas konsumimit të alkoolit toksik para festivalit Holi. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2016, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori