Alkooli, arrin në mbi 70 numri i të vdekurve në Rusi
Ka shkuar në mbi 30 numri i të vdekure nga konsumimi i alkoolit në një rajon siberian të Rusisë.

Zyrtarët shëndetësorë në qytetin Irkutsk thanë se 36 burra dhe gra janë shtruar në spital dhe se po kurohen por shume prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Komiteti Hetues tha se locioni për trup përmbante metanol në vend të alkoolit të rregullt ose etanolit, i cili mund të jetë vdekjeprurës në kontaktin me organizmin.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë bërë me dije se janë arrestuar 12 të dyshuar për shitjen e locionit.

Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar qeverinë që të miratojë ligje më të ashpra, deri në korrik të vitit 2017, për prodhimin dhe shitjen e parfumeve, locioneve dhe substancave të tjera për pastrim që përmbajnë alkool.

Njerëzit pinë nganjëherë substanca që përmbajnë alkool dhe janë më të lira se pijet alkoolike. /albeu.com/

Shtuar më 22/12/2016, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori