Kryeministri i Serbisë,
Aleksandar Vuçiç, do të jetë sot në Srebrenicë. Në qytetin ku ka ndodhur masakra e 8000 burrave dhe djemve myslimanë, në vitin 1995, kreu i qeverisë së Beogradit do të marrë pjesë në një konferencë ekonomike ndërsa do të bëjë edhe homazhe te memoriali i viktimave të masakrës.
Kjo është vizita e parë e Vuçiçit në Srebrenicë që pas 11
korrik, dita e përvjetoritë të 20-të të kësaj masakre, kur edhe u sulmua fizikisht nga qytetarët e pranishëm.
Përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës kanë qenë forcat serbe të Bosnjës, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka ciësuar si genocid.
Në videon e mësipërme mund të ndiqni sulmin që iu bë Vuçiç më 11
korrik në Srebrenicë. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2015,
ora 10:45