Aleatët e Trump: Është "gjeni" nëse s'ka paguar taksa
The New York Times ka siguruar dokumentet e taksave të Donlad Trump dhe deklarimin e pasurisë së tij të vitit 1995.

Aty zbulohet se Donald Trump kishte deklaruar 916 milionë dollarë, apo rreth një miliard euro, humbje në vitin 1995, diçka që në mënyrë të ligjshme e ka lejuar atë, që nëse do, të mos paguajë taksa më pas për 18 vjet rresht.

Me publikimin e raportit nga NY Times nuk kanë reshtur kritikat e lëshuara ndaj kandidatit republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por këshilltarët e Trump thonë se kjo manovër e tij tregon se ai është një gjeni në botën e biznesit dhe nuk ka bërë asgjë tjetër, pos që ka gjetur mënyrën për të minimizuar pagesat për taksa.

“Kjo është komplet në rregull me ligjin për taksat. Dhe ai do të tregohej budalla po të mos e bënte atë çfarë ka bërë”, thotë Rudy Giuliani, ish kryetari i Neë York-ut, që tani është këshilltar i miliarderit.

Duke folur për emisionin “This Week” në ABC, Giuliani tha se si biznesmen, Trump e ka për detyrë që të maksimizojë profitin.
“Ai është gjeni kur vije puna në atë se si të përfitohet nga zbrazëtirat ligjore që mund ta ndihmojnë kompaninë të rritet”.

Nga kampi i Trump-it, në përgjigje të raportimit të Times, kanë thënë se dokumentet për taksat e Trump janë marrë në mënyrë ilegale dhe kanë akuzuar New York Times se po punon sikur të ishte pjesë e ekipit të Hillary Clinton, rivales së Trump-it për Presidente.

Ndërsa Trump ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter; “Unë e njoh sistemin tonë kompleks të taksave më mirë se kushdo tjetër që ka garuar për President, prandaj unë jam i vetmi që mund ta rregulloj atë”. /albeu.com/

Shtuar më 02/10/2016, ora 23:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori