Aleanca e al-Sadrit fiton zgjedhjet në Irak
Komisioni zgjedhor në Irak tha sot se kleriku shiit Moktada al-Sadr, i cili ka luftuar kundër trupave amerikane gjatë luftës në Irak, ka siguruar numrin më të madh të vendeve në parlament, në zgjedhjet e fundit irakiane.

Marshojmë drejt Reformës, aleanca e al-Sadrit me komunistët irakianë, ka marrë 54 vende. Vetë al-Sadri nuk ka konkurruar për deputet në parlament, dhe nuk mund të bëhet kryeministër. Megjithatë, si kreu i një aleance politike, ai do të luajë një rol të rëndësishëm në negociata dhe marrëveshje politike që do të zhvillohen për krijimin e qeverisë së ardhshme irakiane.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara mbështesin zgjedhjen e elektoratit irakian, megjithë fitoren e papritur të al-Sadrit.


Shtuar më 19/05/2018, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori