Alarmohet ushtria greke: Turqit na ngritën kurth dhe arrestuan dy ushtarë
Kapja e dy ushtarëve grekë në territorin turk gjatë paradites së djeshme ka rikthyer tensionet mes dy vendeve, pasi helenët mendojnë se kjo ishte e qëllimshme.

Portali "militaire.gr", i cili është i profilizuar në lajmet mbi ushtrinë greke raporton se çdo gjë ka qenë e qëllimshme nga ushtria turke, të cilët kanë vendosur një patrullë të posaçme aty duke pritur që të afrohen ushtarët grekë.

"Ngjarje të tilla janë të zakonshme në një zonë ku kufiri mund të kalohet padashje.

Ka ndodhur shpesh më parë, por gjërat janë zgjidhur në nivel të ulët drejtuesish, por kësaj radhe turqit kërkojnë që negociatat të bëhen në nivele shumë të larta.

Në zonën ku ka ndodhur incidenti, pylli është shumë i dendur dhe zakonisht nuk patrullohet nga turqit. Duket qartë që ata kanë vendosur njerëz aty duke pritur që ushtarët tanë të gabojnë rrugën. Me sa duket kërkojnë që të marrin një avantazh kundrejt Greqisë"., - shkruan portali në fjalë, përcjell Albeu.com.

Situata e krijuar mes dy vendeve ka vënë në alarm repartet ushtarake greke në ishujt dhe zonat kufitare pranë Turqisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori