Alarmohet Parisi për muzetë dhe transportin publik, shkak dalja e Senës nga shtrati
Parisi po përgatitet sot për t’u përballur me një fryrje të Senës që vazhdon të rritet duke çrregulluar transportin publik dhe vendosur muzetë në alarm, ndonëse ajo nuk pritet të kalojë nivelin e qershorit 2016">2016.

Pas një viti shirash të jashtëzakonshëm, lumi që kalon nëpër kryeqytetin francez arriti sot 5,70 metra ose katër metra mbi nivelin normal.

Parashikuesit e motit vlerësojnë se Sena do të fryhet më shumë gjatë fundjavës, por pa arritur pikun e vitit 2016">2016 (6,1 metra) kur muzeu i Luvrit u detyrua të evakuojë veprat e tij të artit dhe muzey “Orsay” u mbyll.

Skenari katastrofë, të cilit i tremben parizianët, të një fryrjeje si ajo e vitit 1910, ku Sena u rrit me 8,62 metra, përjashtohet pasi moti parashikohet më i thatë në ditët në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori