Alarmohet Lituania / Përgatituni për pushtimin rus!
Lituania ka paralajëmruar qytetarët e saj se çfarë duhet të bëjnë në rastin e një pushtimi rus.

Sipas disa broshurave të publikuara nga qeveria, thuhet se Rusia nuk do të hezitojë të përdorë forcën ushtarake kundër fqinjëve të saj shkruan "BBC".

Madje qeveria ka hapur një linjë telefonike për qytetarët që të raportojnë mbi këdo se dyshojnë se është spiun.

"Çdo qytetar lituanez mund të bëhet objektiv për spiunazh", ka thënë kreu i departamentit të sigurisë shtetërore Darius Jauniskis.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Rusisë dhe fqinjëve të saj janë përkeqësuar që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina. /albeu.com/

Shtuar më 30/10/2016, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori