Dybala nuk rinovon me Juven, nga Argjentina bëjnë me dije se do të ketë takim me Interin

Juventus ka anashkaluar negociatat e rinovimit me Dybalan ditën e sotme dhe kështu është vendosur se sulmuesi argjentinas do të largohet në fund të sezonit me parametra zero.

Siç raporton “TyC Sports”, në ditët e ardhshme do të ketë një takim midis agjentit të “ La Joya” me drejtuesit e klubit zikaltër për të folur për një transferim të mundshëm në merkaton e veres me parametra zero./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.03.2022 17:15