Alarmi për terrorizëm, Europa shton masat e sigurisë
Mbi 20 vete kane perfunduar ne pranga ne Belgjike, France e Gjermani. Belgjika madje se fundi i eshte bashkuar Frances ne vendmin per te dislokuar edhe trupa ushtarake ne krah te atyre policore. Gadishmeria eshte rritur ne disa shtete te kontinentit te vjeter pas sulmeve te javes se kaluar ne Paris, qe shkaktuan 17 te vdekur.

Te rinjte europiane qe kthehen pasi kane luftuar me militantet ne Lindjen e Mesme perbejne shqetesimin kryesor. 5 persona u akuzuan ne Belgjike te premten "per pjesemarrje ne aktivitetet e nje grupi terrorist". Vala e bastisjeve nisi mbremjen e se enjtes e ne shkembim zjarrin me policine, dy te dyshuar mbeten te vdekur. Gjate kontrolleve, forcat e rendit kane gjetur arme, municione, eksplozive, uniforma policies i dhe sasi te medha parash.

Hetimet, sipas nje zyrtari te prokurorise federale belge, Eric Van Der Sypt,treguan se keta njerez kishin ndermend te vrisnin police neper rruge dhe komisariate.

13 vete u arrestuan ne total, por nga sa shpjegoi Van der Sypt, vetem 5 prej tyre do te ndiqen penalisht. Belgjika do te kerkoje nga ana tjeter ekstradimin e dy te dyshuarve qe po mbahen ne France. Qeveria belge njoftoi nje dite me pare marrjen e masave te reja ne lidhje me te dyshuarit si terroriste.

Ne baze te tyre, udhetimi jashte kufijve per aktivitete terroriste do te konsiderohet krim. Po keshtu mund te shtohen rastet kur heqja e nenshtetesise belge per personat me dy shtetesi, te cilet mendohet se mund te perbejne nje kercenim per vendin. Deri tani, mes komploteve terroriste ne belgjike dhe sulmeve ne France nuk eshte gjetur asnje lidhje, megjithate kryeministri francez Manule Valls deklaroi se te dy vendet perballen me te njejtin rrezik.

"Lidhja qe ekziston mes tyre eshte vullneti per te sulmuar vlerat tona", u shpreh kreu i ekzekutivit francez. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2015, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori