Alarmi i Instituti Amerikan: ISIS po nxit përkrahësit për sulme të reja
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Grupi militant “Shteti Islamik” po shton përpjekjet në internet për t’i nxitur simpatizantët e vet në Perëndim, që t’i shtojnë sulmet në vendet ku ata jetojnë. Grupi terrorist po publikon madje në internet edhe udhëzime të hollësishme për mënyrat e ndërtimit të armëve kimike artizanale.

Propaganduesit e grupit nuk janë duke e fshehur synimin e tyre kryesor të udhëheqësve të tyre, - përpjekjet për t’i detyruar fuqitë perëndimore që të fokusohen tek forcimi i sigurisë, në vend që të fuqizojnë luftën kundër grupit terrorist në territoret e tyre, që muajt e fundit janë kufizuar së tepërmi, njofton VoA.

ISIS po i nxit simpatizantët përmes propagandës që zhvillon në Internet, që t’i shtojnë sulmet, me synimin për të dëmtuar ekonominë e vendeve të cilësuara prej tyre si armike.

Instituti Kërkimor për Lindjen e Mesme, me bazë në Washington ka monitoruar propagandën në Internet të grupit terrorist, që përveç nxitjeve për sulme të reja terroriste, boton artikuj që mburrin sulmet vdekjeprurëse, si ai në një klub nate me klientë homoseksualë në Florida, ai në Nice të Francës, apo sulmi më i fundit në Berlin, që ata i cilësojnë si sulme në “vendet e të pafeve”.
Shtuar më 10/01/2017, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori