Alarmante! 48 viktima vetëm sot, shkon në 197 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali
197 numri i viktimave nga koronavirusiItali.

Mediat italiane bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 48 viktima. Ndërkohë ka pasur edhe një rritje të ndjeshme të numrit të infektuarve.

Nga 3,296 persona që u raportuan si të infektuar ditën e djeshme, sot raportohet për 4,636 njerëz. Pra më shumë se 1,300 persona janë infektuar brenda një dite të vetme.

Italia është një ndër 4 shtetet më të prekura nga koronavirusi në botë, duke pasur përpara vetëm Kinën, Korenë e Jugut dhe Iranin.

Shtuar më 06/03/2020, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori